Aplikacione

Oracle apelon vendimin i cili liron Google nga akuzat e shkeljes të të drejtave autoriale të 37 API-ve Java

Oct 28 2016
0 Shpërndarje
Oracle apelon vendimin i cili liron Google nga akuzat e shkeljes të të drejtave autoriale të 37 API-ve Java

id-2958043-courthammer-100601425-largeOracle u shpreh e vendosur të apelojë një vendim të gjykatës federale i cili hodhi poshtë pretendimet e kompanisë për shkelje të drejtash autoriale me vlerë 9 miliard dollar nga gjigandi i motorit të kërkimit Google.

Gjatë muajit Maj një juri e liroi Google nga çdo lloj akuze për shkelje të drejtash duke mbajtur anën e kompanisë se përdorimi i 37 API-ve të Java në Android ishte i drejtë bazuar në ligjin e të drejtave autoriale.

Oracle ka kërkuar nga gjykata ripësëritjen e çështjes për të tretën herë. Tashmë kompania vjen me një pretendim tjetër se Google nuk ka dhënë informacion për përdorimin e këtyre API-ve të cilat do të jenë pjesë e Chrome OS duke shtrirë akuzat përtej telefonëve dhe tabletëve.

Të Mërkuren përpara gjykatës së Apelit Oracle tha se kërkon rishikim të vendimit të datës 8 Qershor. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>