Marketing

Oprah lavdëron Microsoft Surface në Twitter duke shkruar nga iPad-i

Nov 24 2012
0 Shpërndarje
Oprah lavdëron Microsoft Surface në Twitter duke shkruar nga iPad-i

Producentia Oprah Winfrey ka shkruar para pak ditësh në Twitter se sa i mirë është Microsoft Surface, se si renditet ai në listën e pajisjeve të preferuara të saj, etj.

Cili është problemi? Postimi është bërë nga iPad-i i saj.

Surface është analogu i iPad-it dhe deri tani kritikat dhe përshtypjet kanë qënë të ndryshme. Gjithsesi, duket se Oprah e ka pëlqyer tabletin. Në cicërimën e saj, ka shkruar se e adhuron pajisjen dhe se ka blerë 12 të tilla për dhurata për Krishtlindje.

Disa momente më vonë, një fans e pyeti se cili ishte më i mirë, iPad-i apo Surface?

Oprah u përgjigj se për të kishte rëndësi të madhe tastiera dhe ajo e Surface ishte ndër gjërat e preferuara (edhe kjo përgjigjje erdhi nga iPad-i, sipas aplikacionit Twitter për iPhone, i cili tregon se nga çfarë pajisje është bërë apo dërguar një cicërimë).

Microsoft ka përdorur imazhet dhe famën e shumë personazheve të njohur për produktet e tij kohët e fundit, si për shembull Gwen Stefani apo edhe Jessica Alba (Windows Phone 8). (CIO Albanian)

Tags >

surface
Lajmet e fundit>