Slider

Operatori japonez Docomo kërkon që karta SIM të jetë e pavarur nga telefoni

Jun 13 2014
0 Shpërndarje
Operatori japonez Docomo kërkon që karta SIM të jetë e pavarur nga telefoni

Docomo-SIMOperatori japonez vendas i telekomunikacionit Docomo kërkon dhe dëshiron që karta SIM të jetë e pavarur nga telefoni juaj celular për të ndihmuar të menaxhoni prezencën e saj përmes pajisjeve të shumëfishta njëkohësisht. Ky operator ka prezantuar një pajisje portative me kartë SIM, prototip ky që mendohet në të ardhmen jo të largët ta bëjë këtë gjë.

The Verge dhe Tech in Asia treguan aftësitë e kësaj pajisje që përdor një kombinim mes Bluetooth dhe NFC për tu ndërlidhur me smartfonët, tabletët dhe kompjuterët për të ruajtur dhe transferuar ID-të, kodet dhe të tjera informacione për blerjet online dhe më shumë. Pajisja në përmasa të vogla e humbet autentikimin me pajisjet e lartpërmendura kur humbet lidhja, e cila në një farë mënyrë ofron një nivel sigurie.

Docomo po punon për të hedhur në treg pajisjen për të ndihmuar në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve të përshtatshme për përdoruesit përmes një llojshmëri platformash, që përshijnë televizorët e mençur, pajisje për dëgjimin e muzikës dhe aplikacionet e sistemeve. Përveç Japonisë, mbetet e paqartë nëse kjo teknologji do të jetë e disponueshme përtej këtij vendi. (CIO Albanian)

Tags >

nano-sim
Lajmet e fundit>