Mobile

Operatorët mobil danez bashkohen për teknologjinë NFC

Jun 25 2011
0 Shpërndarje
Operatorët mobil danez bashkohen për teknologjinë NFC

altOperatorët mobil danez, TDC, Telenor, TellaSonera dhe Three po bashkëpunojnë për lançimin e portofolit digjital të bazuar në teknologjinë NFC, në Danimarkë.

Teknologjia do të filloj të përdoret këtë vjeshtë, por do të duhen disa vite për të arritur adaptimin e kënaqshëm, sipas operatorëve. Gjithashtu kjo do të varet edhe nga popullariteti i celularëve që përkrahin këtë teknologji,

Me anë të NFC, konsumatorët do të jenë në gjendje të paguajnë për të mira, shërbime, dhe udhëtime, me lirimet që përfshihen në kuponat digjital, dhe gjithashtu do të mund të hapin dyert të hoteleve apo të huazojnë libra në biblioteka.

Ky bashkëpunim i operatorëve ka anën e mirë për përdoruesit, pasi ata do të mund të ndërrojnë operatorët e tyre mobil pa patur nevojë të bëjnë edhe ndërrimin e portofolit.

Për të qenë i suksesshëm ky projekt operatorëve do t’u nevojitet edhe bashkëpunimi i prodhuesve të celularëve, bankave, kompanive të kartelave dhe përfshirë edhe vet shitësit.

Danimarka është vendi i tretë pas SHBA-ve, dhe Mbretërisë së Bashkuar që fillon të krijoj projekte për lançimin e teknologjisë NFC (Near Field Communications).

Lajmet e fundit>