Internet

Operatorët e komunikimit, detyrim për publikim të detajuar të shërbimeve dhe tarifave

Oct 16 2012
0 Shpërndarje
Operatorët e komunikimit, detyrim për publikim të detajuar të shërbimeve dhe tarifave

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka miratuar së fundmi një rregullore të rëndësishme, atë mbi Publikimin e informacionit për tarifat si dhe kushtet e aksesit dhe përdorimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike.

Qëllimi i kësaj rregulloreje është të përcaktojë llojin dhe përmbajtjen e informacionit, që sipërmarrësit e rrjeteve dhe të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike janë të detyruar të publikojnë.

Këtu përfshihen tarifat dhe kushtet e përgjithshme për aksesin dhe përdorimin e shërbimeve të komunikimeve elektronike, me qëllim për të garantuar transparencën dhe informimin e publikut.

Rregullorja e bën të detyrueshme që secili sipërmarrës i rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike për publikun duhet të zotërojë një faqe interneti me domain .al.

Faqja e internetit është edhe një ndër kanalet kryesore ku operatorët duhet detyrimisht të publikojnë tarifat e detajuara të shërbimeve të tyre, përveçse në pikat e tyre të shitjes.

Operatorët janë të detyruar të publikojnë çdo tarifë apo kosto të mundshme që paguhet nga përdoruesi. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>