Business & Management

Operatorët e komunikimeve në Shqipëri do të paguajnë 40% më pak për frekuencat

Jan 16 2013
0 Shpërndarje
Operatorët e komunikimeve në Shqipëri do të paguajnë 40% më pak për frekuencat

akep-webOperatorët e komunikimeve elektronike që përdorin frekuencat do të paguajnë më pak detyrime ndaj Autoritetit Rregullator.

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin për uljen e këtyre pagesave, pas një kërkese të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Ulja e tarifave që paguhen nga operatorët që përdorin frekuenca është rreth 40%. Rënia e të ardhurave nga këta operatorë do të kompensohet me vendosjen e detyrimit edhe për të gjithë operatorët e tjerë.

Pagesat që kryhen në AKEP për financimin e aktivitetit në mbikqyrjen e tregut të komunikimeve elektronike, duke filluar nga 1 Janari 2013, do të burojnë jo vetëm nga sipërmarrësit që përdorin frekuenca, por nga të gjithë lojtarët e tregut, duke përfshirë dhe ata që realizimin e komunikimit e mundësojnë nëpërmjet kanaleve fikse, si për shembull fibra optike.

Sipas AKEP, ky propozim ka për qëllim krijimin e një mjedisi më të favorshëm dhe jodiskriminues për investime në sektor.

Duke pasur parasysh se rregullimi dhe mbikëqyrja e tregut ju shërben të gjithë operatorëve të komunikimeve elektronike, pavarësisht nga teknologjia që përdorin, AKEP ka gjykuar të bëjë një shpërndarje proprocionale të ngarkesës për bizneset. (CIO Albanian)

Tags >

AKEP
Lajmet e fundit>