Business & Management

Opera: iPhone mbetet mbreti i reklamave mobile

Jan 23 2014
0 Shpërndarje
Opera: iPhone mbetet mbreti i reklamave mobile

181314938-786x305Pavarësisht faktit se Android ka shumë më tepër përdorues, iPhone vazhdon të mbetet platforma më e vlefshme për reklamuesit, sipas disa të dhënave të bëra publike nga shfletuesi Opera. Bazuar në të dhënat e Opera Mediaworks – rrjeti i reklamave mobile që u shërben mbi 60 miliardë impresioneve mujore të faqeve tek 425 milionë përdorues – bie në sy fakti se është Android ai që në fakt po fiton garën e përqindjes së tregut mobile.

Telefonët me Android përbënin 36% të trafikut të Operas, pak më shumë se 29% që krijon iPhone. Ky është ndryshim i rëndësishëm nga tremujori i kaluar, kur iPhone dhe Android ishin në shifra shumë të afërta. Por, kur vjen puna tek reklamimi dhe efiçenca e tij, iPhone dominon me 40% të ardhurat nga këto reklama krahasuar me smartfonët me Android (30%).

Nga ana tjetër, Apple ka avantazh mbi Android edhe për falë iPad-it. Pajisjet me Android, qofshin ato tabletë apo smartfonë – përbënin 38% të trafikut të Operas dhe 32% të të ardhurave të saj, ndërkohë që ato të iOS-it janë përkatësisht 43% dhe 56%. iPad përbën 11% të trafikut dhe 13% të të ardhurave të Operas. Për sa i përket sistemeve të tjera, BlackBerry dhe Windows kanë pësuar rritje, por mbeten ende prapa Symbian-it të vjetër nga Nokia. Grafiku i mëposhtëm tregon vizualisht një përmbledhje të raportit. (CIO Albanian)

opera-q42014-730x224

Tags >

iphone
Lajmet e fundit>