Investim

Opera blen dy kompani reklamash mobile

Feb 17 2012
0 Shpërndarje
Opera blen dy kompani reklamash mobile

Opera Software ka blerë Mobile Theory dhe 4th Screen Advertising në tentim për të rritur praninë në hapësirën reklamuese celulare, deklaruan nga kompania norvegjeze të enjten.

Opera ka paguar 10 milionë dollarë para të gatshme për të dy kompanitë, si dhe një shumë shtesë bazuar në performancën individuale, sipas zëdhënësit të kësaj kompanie.

Mobile Theory dhe 4th Screen Advertising të dyja janë rrjete reklamuese mobile. Ky i fundit ka qenë i fokusuar në tregun evropian, derisa Mobile Theory ka qenë e përqendruar në tregun amerikan, sipas Opera-s..

Kompania dëshiron të bëj më shumë para në trafik që vjen nga përdorimi i shfletuesve të saj, Mini dhe Mobile, dhe blerjet do të lejojnë zgjerimin e ofertave për reklamuesit dhe publikuesit që dëshirojnë të arrijnë tek konsumatorët me anë të aplikacioneve dhe uebit, përmes iOS, Android, BlackBerry OS, Java dhe Symbian.

Kjo nuk është blerja e parë e Opera-s në lidhje me reklamat mobile. Në vitin 2010, kompania ka blerë AdMarvel, që ka zhvilluar një suitë produktesh për të menaxhuar se si reklamat janë shpërndarë në celular.

Blerjet janë përshtatje e mirë për Opera, dhe do ti jap kompanisë më shumë shkallë, që është e rëndësishme në sektorin e marketingut, deklarojnë analistët.

Hapësira reklamuese mobile po bëhet një treg me shumë konkurrentë dhe Opera po lufton kundër kompanive të mëdha si Google dhe Apple. Gjithashtu qarkullojnë zëra që Facebook do të hyj në këtë treg në muajin e ardhshëm në tentim për të gjetur burime të reja për të hyra.

Tregu i reklamave mobile ngadalë ka filluar të piqet, por asnjë kompani deri tani nuk ka arritur të mjeshtëroj formulën sipas analistëve.

Të hyrat nga reklamat mobile pritet të arrijnë në 20.6 miliardë dollarë deri në vitin 2015 sipas hulumtimeve të kompanisë Gartner.

Lajmet e fundit>