Internet

Open Source si një obligim ndaj komunitetit

Jul 27 2013
0 Shpërndarje
Open Source si një obligim ndaj komunitetit

Social ResponsibilityPersona të shumtë mund të bëjnë pyetje në lidhje me atë se pse njerëzit kanë kohë dhe merren duke zhvilluar softuer të lirë dhe të hapur, kur askush nuk do të paguajë për të, ndërsa të gjithë mund ta përdorin atë. Për këtë, në një postim në blog zhvilluesi Jeremy Kahn e ka sqaruar këtë.

Ai tregon që jeton në Luginën e Silikonit, por nuk është aq shumë i pasur, por ai bën një jetë të rehatshme dhe e quan si të mjaftueshme për një programues që të ketë një laptop dhe një kafe pranë tij.

Ai tregon, që pasi nuk është i shqetësuar për të menduar në lidhje me atë se a do të ketë ushqim dhe vend për të jetuar muajin e ardhshëm, ai është nga njerëzit më fatlum në botë dhe për këtë mendon që ai dhe personat e tjerë me të njëjtin fat duhet të kontribuojnë për botën.

Kahn e pranon që me softuerin që shkruan me siguri që nuk do të ketë gjasë që ta shuajë urinë në vendet e Afrikës, por mendon që me zhvillimin e softuerëve të tillë, ai në fakt është duke i kursyer kohë shumëkujt për t’i mundësuar ecjen përpara me hapa më të shpejtë, duke i pasur disa probleme tashmë të zgjidhura nga dikush tjetër.

Këtë ai e shpjegon me GNU-në, që thotë se veglat e GNU-së kanë kursyer shumë kohë dhe i kanë mundësuar njerëzimit të arrijë aty ku është sot dhe kjo për shkak të angazhimit në një frymë të tillë.

Kahn për altruizmin thotë që nuk mungon në Lagjen e Silikonit, por ndërmarrjet e mëdha të teknologjisë në atë pjesë i quan më tepër si të përqendruara në përfitime të shumta personale. Ai e përfundon artikullin duke e quajtur angazhimin e tij si një hap të vogël në drejtimin e duhur.

Edhe nëse është në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, Kahn ëndërron një ditë, që një vegël e lirë e zhvilluar nga ai do të mund të përdoret për të kryer diçka vërtet të vlefshme. Artikullin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu. (CIO Albanian)

Tags >

programer
Lajmet e fundit>