Investim

Online Marketingu në rritje

Apr 14 2011
0 Shpërndarje
Online Marketingu në rritje

altSipas një studimi të Interactive Advertising Bureau, vitin e kaluar kompanitë dhe organizatat amerikane kanë shpenzuar për 15% më shumë në online marketingun se sa në vitin 2009. Kjo ka ngritur të hyrat për kompanitë si Google, Yahoo, e Facebook për 26 miliardë dollarë duke shënuar një rekord të ri.

Në bazë të këtyre, industria e reklamave online ka shënuar ngritje pas një rënie prej 3.4% me gjithsej 22.7 milionë dollarë në vitin 2009. Ashtu siç është që nga viti 2006, kërkimet kanë qenë formati më i popullarizuar i reklamave, duke përfshirë 46% të të gjitha shpenzimeve, por rritja nga viti i kaluar ka qenë vetëm 12%, që është 3% më poshtë nga rritja aktuale vjetore. Edhe shpenzimet për reklamat në kërkim janë ulur për 1% në krahasim me vitin e kaluar.

Reklamat e shfaqura si, video-reklamat, banerët dhe sponsorizimet, ishin formati i dytë më i popullarizuar me 38% të shpenzimeve, por është ngritur më shpejt se përqindja e reklamave të kërkimeve, për 24% nga viti 2009. Gjithashtu janë rritur edhe shpenzimet për këto reklama për 35% në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas raportit në pesë formatet e para të reklamave janë përfshirë edhe reklamat e klasifikuara (10%), reklamat lead-generation (5%), dhe e-mail marketingu (1%).

Si arsye për rritjen e tregut të reklamave përmendet të jetë shtimi i kohës që njerëzit kalojnë online në faqe shoqërore si Facebook, dhe duke shikuar filma dhe seriale me kohë të plotë në faqe si Netflix dhe Hulu.

Për herë të parë janë prezantuar edhe të dhënat për telefonat mobil të cilat kanë arritur nga 550 deri në 650 milionë dollarë gjatë vitit 2010.

Shpenzimet në çerekun e katërt të vitit të kaluar janë rritur për 19% krahasuar me vitin e kaluar në 7.45 miliardë dollarë, që gjithashtu është edhe një rekord që thyhet për pesë vite radhazi.

Rishitësit kanë qenë grupi që ka harxhuar më së shumti për reklamat online duke gjeneruar 21% të të gjitha shpenzimve, të renditur para kompanive të telekomunikimit që përbëjnë 13% të shpenzimeve totale, dhe firmat për shërbime financiare me 12% të shpenzimeve.

Lajmet e fundit>