Business & Management

Ofruesit Europian të pagesave mobile përgatiten për betejë me rivalët Amerikanë

Sep 8 2016
0 Shpërndarje
Ofruesit Europian të pagesave mobile përgatiten për betejë me rivalët Amerikanë
An entrance of the iZettle company is pictured in the headquarters in Stockholm, Sweden, August 12, 2016. Picture taken August 12, 2016. REUTERS/Violette Goarant

REUTERS/Violette Goarant

Ofruesit e pagesave mobile në Europë, iZettle dhe SumUp, janë disa prej startupeve të cilat kanë frymëzuar bizneset e vogla Europiane të hedhin tutje pagesat me kesh. Tani strategjia e tyre është e përqendrua në uljen e tarifave teksa përgatiten për një sfidë të vërtetë: ballafaqimin me maturinë e ofruesve amerikane të pagesave në territoret e tyre.

Square është ndër konkurrentët e parë të platformave europiane. Shefi ekezekutiv i SumUp, Daniel Klein, tha për Reuters dhe kompania e tij e cila pjesërisht mbështetet financiarisht nga Groupon, po përgatitet të ulë tarifat për tregtare në mënyrë që të jenë sa më konkurrues.

Klein nuk specifikoi sesa do të biejnë tarifat por tha se ekziston hapërisa e nevojshme për të manovruar. Për herë të parë pas 5 vitesh nga themelimit, SumUp filloi të gjeneronte fitim.

Startupi operon në 14 shtete dhe aktualisht tarifon 1.95 cent për çdo pagesë. Sipas Juniper Research, ofruesit global të shërbimeve të ngjashme tarifojnë 2.4%.

Startupi Suedez iZettle është një kompani gjashtë vjeçare me të ardhura vjetore 3 miliard Euro dhe po i bashkohet nismës së SumUp duke ulur tarifat për tregtarët e shërbimeve dhe produkteve me volume të larta. Janë pikërisht ulja e tarifave ajo që po i ndihmon kompanitë europiane të konkurrojnë me gjigandët Amerikanë si PayPal dhe Square.

Hyrja e vrullshme në tregjet Europiane të ofruesve amerikanë është nxitur pjesërisht nga një rregullore e re e cila pritet të hyjë në fuqi në vendet e unionit duke u garantuar lehtësira në operim. PayPal Here startoi në Britani në 2013-tën ndërsa Square po rekruton në mbarë Europën për tu përgatitur për debutim.

Analistët thonë se ulja e çmimeve bart rrezikun e vet. Edhe pse ngelen një ndër mënyrat më efikase të ballafaqimit me konkurrencën e fortë Amerikane, e gjithë barra do të rëndojë mbi fitimin në vitet e ardhshme. Firma e vogla me tregtarë të vegjël do të jenë të parë që goditen nga fitime të ulëta.

Sistem Modern

Firma e ofrimit të pagesave kanë ofruar lehtësi jo vetëm në mënyrën e pagesave por edhe për xhepin. Shpesh herë kostoja e pagesave përmes celularit është më e ulët sesa e pikave të shitjeve në terminale të cilat kërkojnë kontrata dhe pagesa mujore për shërbimin.

Juniper Research parashikon se të ardhurat e gjeneruara nga pagesat mobile të rriten në 50 miliard dollar në 2021 nga 6.6 miliard që është aktualisht. Do të rritet edhe prezenca e paisjeve të ofrimit të shërbimit për pagesat mobile në 1 në tre terminale pagesash.

Firma Amerikane janë të etura për të hyrë në Europë ndërsa tregu atje dita ditës po ngopet. Firma Kanadeze Shopify është një rast konkret ndërsa kompania ka themeluar një prezencë të sa në Britani.

Ky peisazh do të bëhet akoma më i hapur dhe më konkurrues në Europë. Rregullat e reja synojnë ta dërgojnë situatën një nivel të ri duke u dhënë akses palëve të treta direkt në llogaritë bankare nga 2018-ta. Ky rajon zotëron 1/5 e të ardhurave globale në këtë sektor.

Kompanitë Amerikane shihen si të avantazhuara kjo edhe për arsye të eksperiencës që zotërojnë qasje në resurset e gjëra në SHBA. PayPal i cili është vërejtur në Londër akoma nuk ka vënë duart mbi Europën. Square nuk dëshiron të komentojë planet e saj të ekspansionit. Startupet Europiane thonë se çdo ditë përballen me sfidën e menaxhimit të një tregu tejet të fragmentuar. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>