Microsoft

Office i ndjeshëm në prekje mund të vijë në Android përpara se të vijë për Windows

Jun 4 2014
0 Shpërndarje
Office i ndjeshëm në prekje mund të vijë në Android përpara se të vijë për Windows

2014-03-26_22-26-19.0_standard_640.0Shefi ekzekutiv i kompanisë Microsoft, Satya Nadella, nuk ka qenë udhëheqës i kompanisë për një kohë të gjatë, por ai tashmë ka përçuar një mesazh shumë të qartë: Microsoft-i i ri dëshiron që aplikacionet dhe shërbimet e veta më të mira të jenë në të gjitha platformat dhe nuk është duke shikuar parapëlqime.

Lëshimi i Office për iPad ishte një dëshmi e qartë për të dhe tani duket që Microsoft është duke u përgatitur për ta sjell një version të optimizuar për prekje të platformës së vet të produktivitetit në Android – “disa muaj” përpara se të lëshohet versioni i ngjashëm për tabletët me Windows. ZDNet është duke raportuar që Office i ri-dizajnuar për pajisje mobile do të arrijë në Android në fund të vitit 2014. Ndërsa mbërritja e versionit të Office për Windows 8 “Metro” është shtyrë për pranverën e vitit 2015, megjithëse ishin shfaqur disa shpresa se mund të vinte gjatë këtij viti.

Ky është një lajm i shkëlqyer për poseduesit e tabletëve me Android, por ka mundësi që edhe të zemërojë disa përdorues të sistemit Windows, të cilët mendojnë që Microsoft është duke i injoruar ata, ndërsa është duke i favorizuar rivalët e këtij sistemi. Por kjo është trajektorja që Microsoft duhet ta ndjekë për të pasur sukses në atë që Nadella e quajti si “epoka pas-pas PC-së”.

“Do të ketë pajisje me Windows dhe do të ketë edhe pajisje të tjera dhe ne duhet të sigurohemi që shërbimet tona punojnë në të gjitha,” tha ai gjatë konferencës Code javën e kaluar. Nadella tha që derisa një Office që është i ndjeshëm në prekje për Windows është duke ardhur, ai nuk dëshiron që kjo përpjekje ta mbajë mbrapa kompaninë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>