Aplikacione

Office 365 lidhet me shërbimet IM

Feb 7 2012
0 Shpërndarje
Office 365 lidhet me shërbimet IM

Shërbimi Lync Online që shërben për mesazhe instante, mbledhje online, thirrje PC-PC dhe video komunikime në suitën Office 365, do të jetë interoperativ edhe me rrjetet IM që nuk janë të Microsoft.

Lync Online për momentin ka të integruar shërbimin IM të Windows Live, që më vonë do ti mundësoj përdoruesve të komunikojnë me Yahoo Messenger dhe rrjetet tjera IM. Nga Microsoft deklarojnë që së shpejti do të vijnë edhe rrjete tjera IM, pos Yahoo.

Lync Online tashmë ofron shërbime IM me Windows Live Messenger, por dobësohet në masë të madhe në intervale kohore në krahasim me Lync Server 2010 që gjithashtu përfshinë vetitë e shërbimeve IM me rrjete të bazuara në XMPP si Jabber dhe Google Talk dhe rrjete tjera konsumuese si Yahoo dhe AOL Lync Server përkrah bisedat instante edhe me shërbimin e Lotus-it të IBM, IM Sametime.

Integrimi i rrjeteve tjera për mesazhe instante (IM) është një hap i rëndësishëm për përdoruesit e Office 365, sepse u ofron një mundësi të gjerë komunikimi me ata përdorues dhe partnerë që nuk përdorin IM shërbimet e Microsoft.

 

Lajmet e fundit>