Aplikacione

Office 2013 dërgohet tek prodhuesit

Oct 15 2012
0 Shpërndarje
Office 2013 dërgohet tek prodhuesit

Ditën e enjte, Microsoft-i deklaroi se zhvillimi i Office 2013 ka përfunduar dhe ndërkohë ka filluar faza pasardhëse, ajo e shpërndarjes tek konsumatorët dhe ndërmarrjet.

Office i ri do të mbërrijë nëpër ndërmarrje në nëntor ndërsa përdoruesit nga shtëpia do ta marrin atë në fillim të vitit 2013.

Microsoft-i deklaroi gjithashtu se një version preview do të jetë i disponueshëm për pajisjet e bazuara në ARM, pikërisht ato me Windows RT kur të prezantohet Windows 8 më 26 tetor.

Nëse po prisni të blini një kopje të re të Office, më mirë prisni deri më 19 tetor për Office 2010 pasi të gjithë ata që blejnë versionin 2010 do të përfitojnë një kalim pa pagesë në Office 2013.

Office 365 Home Premium do të kushtojë 100$ në vit

Ndërsa me Office 365 Home Premium mund të shkarkoni dhe instaloni Office 2013 deri në pesë PC, ku përfshihen programet Access, Excel, OneNote, Outlook, PowerPoint, Publisher, dhe Word 2013.

Po ashtu, do të përfitoni edhe 60 minuta telefonata në Skype dhe një hapësirë shtesë prej 20GB në SkyDrive. Office 365 Home Premium do të kushtojë 100$ në vit (rreth 8$ në muaj). Ju mund të blini gjithashtu edhe paketën Office 2013 me Office Home dhe Student për 150$.

Office 2013 Home dhe Student nuk përfshijnë Outlook, Publisher, dhe Access si dhe nuk kanë mundësinë e instalimit të Office në pajisje të ndryshme. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>