Aplikacione

Office 2010 sjell përfitime rekorde për Microsoft

Jan 30 2011
0 Shpërndarje
Office 2010 sjell përfitime rekorde për Microsoft
Shitjet e platformës Office 2010 – veçanërisht për konsumuesit – mbushën çerekun e rekordit të ndërmarrjes Microsoft, tha javën e kaluar ndërmarrja dhe analistët.

“Office 2010 është versioni më i suksesshëm i konsumuar që ne ndonjëherë kemi lëshuar dhe prodhimi është duke punuar mjaft mirë në pjesën biznesore,” tha Peter Klein, nënpunës kryesor i financave, gjatë një thirrje të bërë të enjten me analistët e Wall Street.

Divizioni i Biznesit për Microsoft, që përfshin vijën për Office, solli 6.03 miliardë dollarë në çerekun e fundit të vitit 2010, një rritje prej 24% në krahasim me po të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Përfitimet e divizionit arritën në 30% të përfitimeve të përgjithshme të ndërmarrjes për këtë çerek, pjesa më e madhe e ndonjë grupi të ndërmarrjes.

Microsoft, sidoqoftë, përmendi shitje të rëndësishme të bëra.

“Office 2010 është versioni më i shpejtë shitës i Office në histori, me shitje të licensave më shumë se 50% në krahasim me Office 2007, për të njëjtën periudhë kohore,” tha Bill Koefoed, udhëheqësi i përgjithshëm për mardhënie me investuesit.

Në një paraqitje me Komisionin për Siguri dhe Shkëmbim të Shteteve të Bashkuara (SEC) gjatë javës së kaluar, Microsoft tha që derisa shitjet e platformës Office 2010 për biznese shënuan pjesën kryesore të përfitimeve, shitjet nga myshterinjët kishin pësuar një rritje prej 49% në krahasim me vitin e kaluar.

Shitësit me pakicë kanë zbritur çmimet për versionet Office 2010 Home dhe Student, versioni më i njohur me pakicë. Amazon.com, për shembull, tani shet tri botime të licensave për 125$ — 25$ nga lista — por shitësit e tjerë i shesin këto licensa 100$.

Më e rëndësishmja është që Microsoft solli në përfitime 19.85 miliardë dollarë, një rekord për çerekun tetor-dhjetor. Ndërmarrja arriti një ngritje prej 55% në shitje nga divizioni i ndërmarrjes për pajisje dhe për argëtim — në bazë të efektin halo të Kinect në lojën konzollë për Xbox 360 — gjithashtu numrat e fuqishëm drejtues të përfitimeve nga Office./cio.al

Lajmet e fundit>