Aplikacione

Office 15 Beta vjen në verë

Feb 2 2012
0 Shpërndarje
Office 15 Beta vjen në verë

Këtë javë Microsoft njoftoi që “parashikimi teknik” ose Beta Publike e versionit të ri të suitës për zyrë të kësaj kompanie, Office 15 do të lançohet në verë të këtij viti.

Ky veprim është i ngjashëm me atë që Microsoft përdori tek versioni aktual i Office, Office 2010, që në fillim ishte shpërndarë për një grup të selektuar testuesish në korrik të vitit 2009.

Pak detaje janë dhënë për Office 15 që njëherit është emri kodues për këtë suitë, dhe asgjë në veçanti nuk është përmendur për Word, Excel, Outloook dhe Powerpoint. Por, nga divizioni i Office në Micosoft deklarojnë që në Office 15 për herë të parë, Microsoft do të përditësoj shërbimet cloud, serverët, dhe klientët mobil dhe PC për Office, Office 365, Exchange, SharePoint, Lync, Project, dhe Visio. Gjithashtu në fund u shtua që parashikimi teknik tashmë është i përfunduar dhe do të lëshohet për testim në verë.

Microsoft ngjashëm kishte vepruar edhe me Office 2010. Parashikimi teknik ishte lëshuar në korrik të vitit 2009, beta publik në mes të nëntorit të atij viti, dhe produkti final në prill 2010, para se të shpërndahej nëpër rafte të dyqaneve në qershor të vitit 2010.

Nëse vazhdon i njëjti ritëm beta e parë e Office 15 do të vinte në fund të majit apo fillim të qershorit, kodi final në tetor apo nëntor, dhe do të filloj të shitej në dhjetor të këtij viti apo në janar të vitit 2013.

Lajmet e fundit>