Slider

Obama shfrytëzon Tumblr-në për të biseduar me qytetarët

Jun 11 2014
0 Shpërndarje
Obama shfrytëzon Tumblr-në për të biseduar me qytetarët

Screen_Shot_2014-06-10_at_5.31.10_PM.0_standard_640.0Presidenti amerikan Barack Obama ka shkuar në pothuajse çdo platformë madhore të internetit për të mbajtur bisedimet me amerikanët dhe gjatë të martës, ai listës së këtyre platformave i ka shtuar edhe faqen Tumblr. Obama ftoi themeluesin David Karp dhe Tumblr-në në Shtëpinë e Bardhë për një sesion me pyetje dhe përgjigje të orientuar në lidhje me edukimin. Bisedat dukeshin mjaft argëtuese dhe nganjëherë si të pavërteta. “Ju nuk do ta njihnit atë kur ai do të ju shikonte, por ju jeni sikur LeBron ose Durant,” tha Obama për Karp-in, që është themeluesi 27 vjeçar i cili ia shiti Tumblr-në Yahoo-së vitin e kaluar për rreth 1.1 miliardë dollarë. Obama e përdori këtë sesion për të theksuar rëndësinë e edukimit të lartë dhe për ta bërë më të përballueshëm vijimin e studimeve universitare. Përdoruesit e Tumblr-së në përgjithësi janë të rinj, kështu që kishte kuptim të përdorej kjo platformë për ta trajtuar këtë temë. “Ja shumë pak punë ku nuk ju duhen disa trajnime të avancuara,” tha ai.

Karp shkurtimisht e sfidoi këtë ide duke treguar që ai – së bashku me vizionarët e tjerë të teknologjisë si Steve Jobs – kurrë nuk e ishin përfunduar kolegjin. Karp u largua nga shkolla e mesme për të mësuar në shtëpi dhe asnjëherë nuk e ndoqi kolegjin. Por Obama theksoi që rrëfimet si këto janë përjashtime, jo rregull. “Nëse ju mund ta bëni atë, atëherë keni më tepër fuqi mbi vete,” tha ai. “Do të jenë vetëm disa Zuckerberg ose Gates që do të jenë në gjendje të shkurtojnë rrugën tradicionale.” Obama dha një këshillë për studentët që ëndërrojnë ta ndryshojnë botën me nismën e tyre: “Përfundimisht, ju do ta bëni një gjë më së miri për të cilën ju thellësisht shqetësoheni. Por ju ende duhet ta mprihni atë. Ju mund ta merrni mentalitetin ku përpjekja dhe djersa që i vendosni nuk ndjehen si një barrë. Karriera juaj nuk është gjithmonë një vijë e drejtë. Nganjëherë ju duhet ta merrni një punë për të paguar faturat. Dhe nganjëherë ju duhet ta merrni një rrezik të madh, si ndërtimi i një gjëje si Tumblr”. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>