Aplikacione

Obama kërkon respektimin e etikës edhe në përmbajtjen e celularëve

May 24 2012
0 Shpërndarje
Obama kërkon respektimin e etikës edhe në përmbajtjen e celularëve

Kreu i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, i ka porositur të gjitha agjencitë më të mëdha të qeverisë për të bërë dy shërbime kyçe të mundshme në telefonat celularë brenda një viti. Kjo është një përpjekje për të kapur një trend rritës përgjatë shfletimit të uebit në pajisjet mobile.

Obama, në një direktivë të bërë gjatë të mërkurës, po ashtu iu kërkoi agjencive federale për të krijuar uebfaqe për të raportuar në progresin e tyre në celularë.

Inovatorët në sektorin privat dhe qeveria kanë përdorur internetin dhe kompjuterë të fuqishëm për të përmirësuar shërbimet për konsumatorë, por “është koha që qeveria federale të bëjë më tepër,” – tha Obama në një memorandum. “Për një kohë shumë të gjatë, amerikanët janë detyruar të lundrojnë në një labirinth të informacionit përgjatë programeve të ndryshme të qeverisë, në mënyrë që t’i gjenin shërbimet për të cilat kishin nevojë.”

“Shumë shërbime qeveritare nuk janë rregulluar për smartphone ose tabletë dhe shërbimet e tjera nuk janë aspak të gatshme në këto pajisje”, – shkroi Obama.

“Amerikanët meritojnë një qeveri që punon për ta në çdo kohë, në çdo vend dhe në çdo pajisje,” tha Obama në një deklaratë. “Duke i bërë prezente shërbimet e rëndësishme nga telefoni dhe duke shpërndarë të dhënat e qeverisë me sipërmarrës, ne jemi duke iu ofruar familjeve shumë punëtorë dhe bizneseve vegla që do t’i ndihmojnë ata për të pasur sukses.”

“Deri në vitin 2015, qytetarët e Shteteve të Bashkuara mund të kenë më tepër qasje në internet përgjatë telefonave celularë, sesa përgjatë kompjuterëve deskotpë”, – tha administrata e Obamas në një deklaratë për shtyp. Obama i ka kërkuar shefit të informacionit në Shtetet e Bashkuara, Steven Van Roekel, që të rriten përpjekjet për të krijuar një hartë të kuptueshme rrugore për celularët. (CIO Albanian)

 

Tags >

rregulla
Lajmet e fundit>