Menaxhim Projektesh

Obama, kandidati i parë që pranon donacionet përmes SMS-ve

Aug 30 2012
0 Shpërndarje
Obama, kandidati i parë që pranon donacionet përmes SMS-ve

Me rikandidimin e Barack Obamës shënohet fushata e parë elektorale presidenciale në historinë e SHBA-së ku një kandidat pranon donacionet në para përmes mesazheve në celular.

Mbështetësit e Obamës mund të dërgojnë tashmë deri në 50$ duke shkruar një mesazh me tekst ‘GIVE’ në 62262. Paratë do të kreditohen nga llogaria e personit që zotëron numrin e celularit, në të njëjtën mënyrë siç ndodh gjithmonë me donacionet për Kryqin e Kuq, për shembull.

Komisioni Federal i Zgjedhjeve i hapi rrugën këtij procesi në qershor të këtij viti, pasi u kërkua nga vetë Obama dhe Mitt Romney. Gjithsesi, ende janë në diskutim e sipër marrëveshjet me kompanitë telefonike, për krijimin e sistemit që do të mundësojë këto transaksione.

Deri tani, këto janë kompanitë që kanë rënë dakort: Verizon, Sprint, T-Mobile dhe së shpejti edhe AT&T.

“Pranimi i ndihmave të vogla nga mbështetësit tanë do të na ndihmonte të bënim një fushatë edhe më efektive. Mirëpresim të gjithë ata që kanë dëshirë të dhurojnë, aq sa të kenë mundësi, për të rizgjedhur presidentin në nëntor,” u shpreh menaxheri i fushatës elektorale të Obamës, Jim Messina.

Ndërkohë, fushata elektorale e Romney-t nuk ka filluar ende planin e donacioneve me SMS. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>