Slider

Obama, admirues i teknologjisë

Sep 15 2012
0 Shpërndarje
Obama, admirues i teknologjisë

Obama ishte njëri nga kandidatët e parë presidencialë që përqafoj në të vërtet rrjetet shoqërore, duke rezultuar në një reagim tronditës nga votuesit potencialë gjatë zgjedhjeve të vitit 2008. 

Që atëherë, konkurrentët nga të dyja anët e spektrit politik kanë përqafuar faqet e përkrahsëve në Facebook dhe sferën e Twitterit për të arritur deri tek votuesit e ardhshëm.

Por Obama ende ka pushtet në botën dixhitale: Gjatë Kuvendit Kombëtar Demokratik të vitit 2012, ligjërata e presidentit amerikan nxiti 52,756 cicërime për minutë, që paraqet një rekord të ri në Twitter për një politikan.

Obama së fundi mbajti një sesion “Më pyetni çdo gjë” në faqen shoqërore të lajmeve Reddit, duke nxitur trafik rekord në faqe dhe duke ngritur pyetje për çdo gjë nga lufta kundër drogës deri tek ekonomia.

Ende, edhe “entuziasti i teknologjisë”, Obama, nuk arriti të marrë një iPhone gjatë fushatës në Florida. “E shihni, unë ende e kam një BlackBerry,” iu drejtua presidenti i SHBA-së gazetarëve pas luftimit me iPhone për një moment. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>