Aplikacione

NYSE lançon shërbimet cloud për Wall Street

Jun 20 2011
0 Shpërndarje
NYSE lançon shërbimet cloud për Wall Street

altDivizioni i teknologjisë i kompanisë pronare të bursës së New York-ut, NYSE Euronext këtë muaj paralajmëroi atë që do të quhet shërbimi i parë cloud në industrinë e shërbimeve financiare.

Nga NYSE Technologies deklaruan që platforma e tyre cloud e quajtur Capital Markets Community Platform, është e dizajnuar që të “ngrit shkathtësinë biznesore, të thjeshtësojë qasjen në treg dhe të ul fërkimet shitblerëse duke përdorur resurse të shpejta me kërkesa të veçanta kompjuterike.”

NYSE Euronext, deklaroi që 1200 klientët e saj, broker dhe diler, mund të blejnë resurse kompjuterike që u nevojitet kurdo që dëshirojnë ashtu që do të përqendroheshin më shumë në realizimin e operacioneve biznesore se sa të harxhojnë kohë në dizajnimin dhe mirëmbajtjen e IT infrastrukturave komplekse.

Ky shërbim cloud po kalon nëpër fazën testuese beta dhe do të jetë i gatshëm për t’u lançuar zyrtarisht me datën 1 korrik.

Platforma që do të shtrohet në qendrën e të dhënave të madhe 30,000 metër katror, është ndërtuar duke përdorur softuerin menaxhues për infrastrukturën cloud, vSphere të kompanisë VMware, ndërsa si aplikacion sigurie ka vShield, dhe VCloud Director përkujdeset për shërbimet virtuale, të dyja këto gjithashtu pjesë e VMware.

Lajmet e fundit>