Harduer

Nvidia GeForce GTX 650 Ti i detajuar, mund të dalë javën e ardhshme

Sep 23 2012
0 Shpërndarje
Nvidia GeForce GTX 650 Ti i detajuar, mund të dalë javën e ardhshme

Nvidia është gati të prezantojë një pjesëtar të ri në serinë e Kepler 600 muajin e ardhshëm. Sipas disa lajmeve në internet, kanë dalë specifikat e GeForce GTX 650 Ti.

Modeli i ri do të pozicionohet diku nëpërmjet 110$ GTX 650 dhe 230$ GTX 660 i cili doli këtë muaj. GTX 650 Ti do të jetë i bazuar në GK106, teknologjia e njëjtë 28nm e cila fuqizon GeForce GTX 660, por Nvidia hoqi të gjithë GPC për të sjellë bërthamat CUDA.

Cilësia gjithashtu bie nga 80 në 48, ndërsa ROP ngelet e njëjtë me 24 dhe memorja e busit u zvogëlua në 128-bit me një memorje standarte 1GB. Karta do të ketë një GPU me frekuencë 960MHz pa Boost, me memorje GDDR5 me orë të fiskuar në 1350MHz.

Në terma fuqie GTX 650 Ti do të konsumojë diku të 75-85W, por me një shtim PCIe dhe maximum TDP 150W. Detajet për çmimin dhe datën e disponueshmërisë nuk janë të publikuara akoma, por WCCFtech beson se GTX 650 Ti do të vijë më 9 tetor dhe me çmim diku te 149$-169$. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>