Microsoft

Numri i të abonuarve në Office 365 Home Premium dyfishohet brenda 6 muajve

Oct 27 2013
0 Shpërndarje
Numri i të abonuarve në Office 365 Home Premium dyfishohet brenda 6 muajve

microsoftofficestockMesa duket plani i Microsoft-it në lidhje me abonimet me pagesë të paketës Office ka shfaqur rezultatet e pritura. Kompania i shfaqi shenjat e para të suksesit kur raportoi në muajin maj se numri i të abonuarve të paketës Office 365 Home Premium kishte arritur në 1 milion, ndërsa tani ky numër është dyfishuar dhe ka arritur në 2 milion.

Të abonuarit paguajnë 9.99 $ në muaj ose 99.99 $ në vit për të shkarkuar dhe instaluar softuerin Office në kompjuterët personalë dhe smartfonë si dhe për të fituar akses ndaj shërbimeve në cloud të Microsoft-it për ruajtjen e dokumenteve apo funksionaliteteve të ndryshme.

Në qoftë se marrim parasysh shitjet totale të paketës Office ndaj bizneseve, Office 365 Home Premium vazhdojnë të jenë në një nivel të ulët, por kalimi në cloud është i qëndrueshëm. Po të krahasojmë me vitin e kaluar pavarësisht se konsumatorët duken të interesuar për t’u regjistruar në përgjithësi të ardhurat nga konsumatorët e Microsoft Office janë reduktuar gjatë tremujorit të fundit.

Megjithatë kompania është shprehur se impakti i kalimit të shërbimeve Office në cloud ka qenë pak a shumë ashtu si pritej dhe në qoftë se abonimet vazhdojnë të dyfishohen me të njëjtin ritëm atëherë do të mundësohet rritja e nivelit të të ardhurave në periudhë afatgjatë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>