Uncategorized

Nuk do të komunikonin pa rrjete sociale

Jul 22 2012
0 Shpërndarje
Nuk do të komunikonin pa rrjete sociale

Nëse rrjetet sociale do të mbylleshin, atëherë rreth 18% e adoleshentëve nuk do të komunikonin më me miqtë e tyre. Ky fakt vjen si rezultat i një sondazhi të kryer nga kompania e marketingut AWeber në gjimnazet dhe kolegjet amerikane.

Sipas sondazhit, 90% e adoleshentëve kanë llogari në Facebook dhe 93% e tyre zotërojnë celularë, shifër kjo e njëjtë me përdorimin e e-mailit. 74% e adoleshentëve janë përdorues të YouTube dhe 47% e tyre përdorin Skype për të komunikuar me njëri-tjetrin.

Facebook dhe e-maili zenë pothuajse të njëjtin vend në zemrën e adoleshentëve. Ata i përdorin ato që në momentin kur zgjohen në mëngjes, gjatë kohës që ndodhen në shkollë, madje edhe kur shkojnë me pushime.

Vetëm 6% e adoleshentëve do të ishin të gatshëm të përdornin shkrimin e letrave nëse celularët do të zhdukeshin papritur. Ndërsa 18% e tyre u shprehën se do të ndërprisnin komunikimin me njëri-tjetrin nëse faqja e tyre e preferuar në internet nuk do të funksiononte më. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>