Siguri

NSA rekruton studentë të kolegjeve për programin e operacioneve kibernetike

Jul 16 2014
0 Shpërndarje
NSA rekruton studentë të kolegjeve për programin e operacioneve kibernetike

politicsflashpointsnsa67610x348Agjencia Kombëtare e Sigurisë është duke bërë përpjekje për të shtuar kuadrot me studentët e trajnuar mirë të kolegjeve. Qeveria tha që agjencia lajmëroi gjatë të martës që ka zgjedhur pesë shkolla të reja për të mbajtur Qendrat e veta të Përsosjes Akademike në Programin e Operacioneve Kibernetike.

Shkollat e zgjedhura janë: Universiteti i Nju Jorkut, Universiteti i Towson-it, Akademia Ushtarake e Shteteve të Bashkuara, Universiteti i Cinicinnati-t dhe Universiteti i Nju Orleans. Në tërësi, programi i NSA-së për operacionet kibernetike ka gjithsej 13 shkolla.

Qendrat për Përsosje Akademike janë brenda secilës shkollë dhe studentët në program përqendrohen në fusha si shkenca kompjuterike, inxhinieri kompjuterike dhe inxhinieri elektrike. Studentët e përzgjedhur duhet të shkojnë përgjatë një procesi rigoroz të aplikimit për t’u futur në program. Pas zbulimeve të bëra nga Edward Snowden – që është një ish kontraktues i NSA-së, që zbuloi miliona dokumente të agjencive për burimet e lajmeve gjatë vitit të kaluar, duket që NSA është duke bërë shumë kujdes se kë është duke e sjell në bord.

“Në procesin e aplikimit dhe në tërë bashkëpunimin me shkollat e përzgjedhura, rëndësia e integritetit dhe pëlqimit është gjithmonë e lartë,” tha dekani i Kolegjit të Operacioneve Kibernetike të NSA-së, Steven LaFountain në një deklaratë. “Shkathtësitë teknike të sigurisë kibernetike janë shumë të rëndësishme në mbrojtjen kombëtare, por është njësoj e rëndësishme të veprohet brenda kufijve të ligjit dhe kushtetutës.” (PCWorld Albanian)

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>