Karriere

NSA ndjek të dhënat për lokacion të celularëve sipas një urdhri ekzekutiv të vitit 1981

Dec 10 2013
0 Shpërndarje
NSA ndjek të dhënat për lokacion të celularëve sipas një urdhri ekzekutiv të vitit 1981

nsa_resize_large_verge_medium_landscapeNSA grumbullon të dhëna për vendndodhjet e pajisjeve mobile sipas një urdhri ekzekutiv të lëshuar nga Reagan White House në vitin 1981, raporton The HIll.

Lajmi vjen pas raportit të The Washington Post që zbuloi se si ndërmarrja ndjek lokacionet e qindra miliona qytetarëve përreth botës, që mbështeten nga dokumentet e zbuluara nga Edward Snowden.

Agjencia e sigurisë tregoi për The Hill që vepron nën Urdhrin Ekzekutiv 12333, që tregon se si komuniteti i inteligjencës kryen aktivitetet e veta të mbikëqyrjes jashtë shtetit, ndërsa pohon gjithashtu që grumbullimi i të dhënave nuk shkel Aktin e Mbikëqyrjes Inteligjente të Jashtme. Një zëdhënëse e NSA-së deklaroi që ndjekja e të dhënave, siç kishte thënë për Post, është “aksidentale” dhe jo e qëllimshme.

“Ne nuk jemi duke grumbulluar informacione shtëpiake qëllimisht nëpërmjet kësaj mundësie,” tha ajo. Përveç kësaj, derisa agjencia përpiqet t’i shmanget të dhënave të lokacionit për amerikanët, nëse ndonjë regjistrim vjen nga një pajisje mobile, analistët vendosin “procedurat e minimizimi” ose shkatërrojnë menjëherë regjistrimet. Sidoqoftë, zëdhënësja tha që agjencia “nuk e di ose nuk mund të ndjekë lokacionin e secilit telefon celular.”

Kjo nuk është hera e parë që NSA ka thënë se operon brenda kufijve të ligjit. Një deklaratë e mëhershme e bërë më 31 tetor pohonte që praktikat e ndjekjes së të dhënave janë sipas Urdhrit Ekzekutiv 12333 dhe në përputhje me të gjitha ligjet, rregullat dhe politikat që mund të zbatohen. Sidoqoftë, një urdhër ekzekutiv 32 vjeçar i vjetër me forcën e ligjit duhet të ndihmojë në qeverisje se si NSA operon, e cila gjë mund të ndihmojë në nxitje të kritikëve të vet më të zjarrtë. (CIO  Albanian)

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>