Siguri

NSA: Kompanitë teknologjike janë në dijeni të mbledhjes së të dhënave

Mar 23 2014
0 Shpërndarje
NSA: Kompanitë teknologjike janë në dijeni të mbledhjes së të dhënave

prism-slide-4Liderët e teknologjisë si Apple apo Google kanë deklaruar vazhdimisht se NSA (National Security Agency) ka ndërhyrë në të dhënat e klientëve pa dijeninë e tyre. Por ndryshe nga këto kompani, Rajesh De, këshilltar i përgjithshëm i agjencisë NSA ka deklaruar se përveç se kanë qenë plotësisht në dijeni të mbledhjes së të dhënave në kuadër të programit të mbikëqyrjes PRISM, ato kanë ndihmuar në realizimin e tij qoftë kur bëhej fjalë për serverat po ashtu edhe për trafikun në internet. Sipas tij, për firmat e përfshira ekziston një “proçes ligjor i detyrueshëm”.

Në qoftë se kjo deklaratë është e saktë atëherë mund të themi se bie pjesërisht në kundërshtim me deklaratat e vazhdueshme të kompanive. Gjithsesi është e mundur që të dyja palët të kenë të drejtë.

Sipas disa informacioneve të zbuluara në muajin qershor rezulton se stafit të kompanisë që merret me menaxhimin e kërkesave të qeverisë i kërkohet që detajet t’i mbajnë sekret edhe në ato raste kur diskutojnë me bashkëpunëtorët e tyre. Kjo do të thotë se ekzekutivët nuk duhet të jenë me patjetër të informuar për bashkëpunimin e tyre me komunitetin e inteligjencës. (CIO Albanian)

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>