Siguri

NSA ka një plan për të përgjuar secilën pajisje që lidhet në internet nëpërmjet një “harte”

Sep 15 2014
0 Shpërndarje
NSA ka një plan për të përgjuar secilën pajisje që lidhet në internet nëpërmjet një “harte”

o-NSA-SEAL-facebookDokumentet e zbuluara nga Snowden tregojnë që plani i NSA-së është që të “paraqitet në hartë i tërë interneti – çfarëdo pajisje, gjithkund, tërë kohën.” Sipas një raporti të publikuar dy ditë më parë nga gazeta gjermane DerSpiegel, NSA dhe agjencia shtetërore e inteligjencës nga Britania, GCHQ “synojnë që të paraqesin në hartë internetin dhe jo vetëm kanalet e mëdha të trafikut, si kabllot e telekomunikimit. Ato synojnë të identifikojnë pajisjet përgjatë të cilat rrjedhin të dhënat tona, nëpër të ashtuquajtura rrugë.”

 

Programi “mundëson krijimin e një ‘harte interaktive të internetit global’ në ‘një kohën të afërt reale,’” thuhet në raport. Ky program, i quajtur si “Harta e Thesarit” ishte zbuluar së pari vitin e kaluar nga NewYorkTimes. Por në atë kohë, zyrtarët e inteligjencës treguan për NewYork Times që Harta e Thesarit “nuk përdoret për mbikëqyrje…por për të kuptuar se si punojnë rrjetet kompjuterike.”

 

Sidoqoftë, raporti nga DerSpiegle tregon se si programi i Hartës së Thesarit luan një rol shumë më agresiv. Programi duket që ndihmon në “Sulme Kompjuterike/Planifikim të Shfrytëzimeve” duke ofruar një “hartë të fushëbetejës për luftimet kibernetike,” thuhet në raport.

 

Në mesin e programeve caqe janë Detusche Telekom që posedon T-Mobile dhe Netcologne, që është një kompani tjetër gjermane e telekomunikimit. Raporti nga DerSpiegel sugjeron që programi i mundëson NSA-së “të vëzhgojë rrjetet e këtyre kompanive,” të shikojë “të dhënat që udhëtojnë përgjatë tyre” dhe të spiunojë në “pajisjet e fundme të konsumatorëve të tyre”. (CIO Albanian)

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>