Siguri

NSA ka monitoruar prej vitesh transfertat e parave përmes SWIFT

Apr 14 2017
0 Shpërndarje
Dokumentët dhe të dhënat u publikuan nga grupi tashmë i njohur i hakerave, The Shadow Brokers. Disa prej të dhënave mbajnë vulën e NSA-së. NSA ka monitoruar prej vitesh transfertat e parave përmes SWIFT Photo Source: Reuters

Hakerat publikuan ditën e Premte dokumente dhe të dhëna të cilat sipas ekspertëve të sigurisë kibernetike dëshmojnë që Agjensia Amerikane e Sigurisë NSA ka patur qasje në sistemin e komunikimit interbankar të SWIFT, duke monitoruar qarkullimin e parasë mes disa bankave në Lindjen e Mesme dhe Amerikën Latine.

Publikimi vinte së bashku me një kod kompjuterik i cili nëse adaptohet nga kriminelët kibernetike mund të përdoret për të fituar qasje në serverat e SWIFT dhe sistemet e saj monitoruese u shprehën ekspertët.

Dokumentët dhe të dhënat u publikuan nga grupi tashmë i njohur i hakerave, The Shadow Brokers. Disa prej të dhënave mbajnë vulën e NSA-së.

Sistemi SWIFT përdoret gjerësisht nga bankat për të transferuar triliona dollar çdo ditë. Kompania zhvilluese e këtij sistemi tha se nuk ka gjetur provat të cilat tregojnë hakimin e rrjetit të saj. “Ekziston mundësia që të jenë hakuar sistemet SWIFT në bankat kliente,” u shpreh SWIFT. Një skenar i tillë u vu në jetë vitin e kaluar me hakimin e Bankës së Bangladeshit.

Që nga 1990, bllokimi i qarkullimit të parasë mes Arabisë Saudite dhe e Emirateve të Bashkuara Arabe për grupin Al Kaeda dhe Talibanët ka qenë objektivi kryesor i Shteteve të Bashkuara dhe agjencive inteligjente aleate.

Në 2013-ën ish kontraktori i NSA-së Eduard Snouden thoshte se kjo agjenci kishte arritur të monitoronte mesazhet SWIFT. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>