Karriere

NSA-ja jep udhëzime për punonjësit e saj në Ditën e Falënderimeve

Dec 3 2013
0 Shpërndarje
NSA-ja jep udhëzime për punonjësit e saj në Ditën e Falënderimeve

panopticon_large_verge_medium_landscapeBisedat në Ditën e Falënderimeve mund të jenë të vështira, por siç duket kjo gjë është akoma më e vështirë nëse jeni punonjës në Agjencinë Kombëtare të Sigurisë së SHBA-së.

Kështu, agjencia ka shtuar përpjekjet për zgjidhjen e problemit, duke nxjerrë këtë listë të pikave të aprovuara të bisedës për personat familjarë të punonjësve të NSA-së, të cilët mund të jenë të mllefosur me gjërat për të cilat akuzohet kjo e fundit. Lista është zbuluar nga reporteri Kevin Gosztola.

Nëse një punonjës i NSA-së do të ishte konfrontuar me një të afërm i cili mund të jetë i shqetësuar për privatësinë, atëherë dokumenti do t’i mbante ata në gjendje të përgatitur për të shfajësuar veten.

Dokumenti nuk e përmend Edward Snowden-in, por përqendrohet në lidhjet ushtarake të agjencisë, mbikëqyrjen e gjerë dhe regjistrimet e bëra të të dhënave për të luftuar kundër terrorizmit. Një pikë tregon që NSA ka ndalur 54 sulme terroriste që nga 9/11, ndonëse këto shifra janë kontestuar.

Një tjetër pikë thekson përkushtimin e agjencisë për transparencë dhe aprovim të popullarizuar, megjithëse është bërë paraqitja e një numri të madh të programeve sekrete. “Ne përkrahim publikun amerikan të punojë me ne për të definuar rrugën përpara në transparencën e baraspeshuar dhe sigurinë kombëtare,” thuhet në dokument. “Ne e përkrahim dialogun publik.” (CIO Albanian)

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>