Siguri

NSA grumbullon miliona fotografi gjatë ditës për programin për njohje të fytyrave

Jun 2 2014
0 Shpërndarje
NSA grumbullon miliona fotografi gjatë ditës për programin për njohje të fytyrave

Screen_Shot_2014-06-01_at_10.06.12_AM.0_standard_640.0NSA nuk e ka kufizuar veprimtarinë e saj në grumbullimin vetëm të të dhënave nga telefonatat dhe e-mail-et. Agjencia Kombëtare amerikane e Sigurisë është duke ndërtuar një bazë madhore të të dhënave me fotografi të projeksionit për njohje të fytyrës për të ndjekur dhe identifikuar caqet, raporton New York Times. Sipas dokumenteve të siguruara nga Edward Snowden, miliona fotografi grumbullohen gjatë ditës. Një prezantim që e shpjegon programin thotë që: “Nuk janë vetëm komunikimet tradicionale pas të cilave shkojmë: Ajo është duke e marrë një qasje me arsenal të plotë që shpjegon në mënyrë dixhitale gjurmët që një cak i lë prapa në aktivitetet e tyre të rregullta në internet për të kompiluar informacione biografike dhe biometrike për të implementuar shënjestër të saktë”. Fotografitë me gjasë janë marrë nga rrjetet sociale si Facebook, e po ashtu edhe komunikimet private të kapura nga NSA-ja.

Një zëdhënëse i NSA-së tregoi për New York Times që “ne nuk do ta bënim punën tonë nëse nuk do të gjenim rrugë që në vazhdimësi të përmirësojmë saktësinë e aktiviteteve të inteligjencës – duke synuar në reagim kundër përpjekjeve të caqeve të vlefshme të inteligjencës së huaj për të fshehur veten ose për të fshehur planet për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.” Ajo thotë që agjencia nuk mund t’i qaset bazës së të dhënave të licencës së vizitorëve, e as fotografive të pasaportave të banorëve të SHBA-së. Ajo shtoi që grumbullimi i fotografive ishte i ndarë nga grumbullimi korpus të cilin e përdor agjencia për meta-të-dhënat.

Bazat e të dhënave me fotografi mund të përdoren për të identifikuar dhe ndjekur subjekte – nëse teknologjia e njohjes së fytyrës është e mjaftueshme. Sipas Times, prezantimet tregojnë se si teknologjia do të mund të bashkonte dy fotografi të të njëjtit person, njëri me mjekër dhe tjetri jo. Teknologjia tjetër është përdorur për të analizuar prapavijat e fotografive për të identifikuar vendndodhjet e tyre në krahasim me fotografitë nga satelitët. Por teknologjia e njohjes së fytyrës është menduar që ka nevojë për më tepër punë. Fotografitë e marra nga një kënd për shembull vështirë mund të identifikohen. Përpjekjet e NSA-së nuk janë edhe aq unike: agjencitë si FBI dhe Departamenti amerikan i Shtetit ka baza madhore të të dhënave me fotografi dhe ndërmarrjet private janë duke punuar në avancim të teknologjive për njohje të fytyrës. (CIO Albanian)

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>