Slider

Notat e pianos me paraqitje pamore

Mar 1 2013
0 Shpërndarje
Notat e pianos me paraqitje pamore

Të gjithë e dimë që tingujt janë dridhje që përshkrojnë ajrin. Mund ta ndiesh një tingull nëse është mjaftueshëm i lartë në një nivel të caktuar.

Përgjithësisht nuk mund ta shikojmë tingullin, ose edhe ato pak herë që është bërë paraqitja e tyre pamore, ka qenë shumë e paqartë dhe shumë herë gabim.

Fatmirësisht për ne, artisti Shannon Novak komisionoi Cymascope për të krijuar prezantime pamore të 12 notave të ndryshme të luajtura në piano. Cymascope thotë se kapja e tingujve ishte e mundur vetëm në video HD dhe ishte e vështirë të rregjistrohej e gjithë sekuenca e një butoni.

Skuadra përdori një instrument që ndante të njëjtin emër, Cymascope. Instrumenti prodhon një efekt pamor të ngjashëm me të hedhurit një gur në ujë.

Sekuencën e plotë të projektit mund ta ndiqni këtu. (CIO Albanian)

piano

Lajmet e fundit>