Siguri

Norton Mobile Security ka 4 milionë aplikacione Android të skanuara

Jun 27 2013
0 Shpërndarje
Norton Mobile Security ka 4 milionë aplikacione Android të skanuara

Norton Antivirus  SecurityDiku në serverat e Symantec-ut bëhet çdo ditë shkarkimi dhe skanimi i 10 000 aplikacioneve Android, një për një.

Ato kontrollohen jo vetëm për malware, por njëkohësisht për privatësinë apo probleme të tjera që mund të sjellë një aplikacion Android, si për shembull transmetimi i numrit tuaj të telefonit, bërja e fotove pa dijeninë tuaj etj.

Në bazën e të dhënave gjenden 4 milionë aplikacione të skanuara dhe ato janë gjithmonë në rritje. Nëse një përdorues ka aplikacionin Norton Mobile Security, në momentin që ai shkarkon një aplikacion tjetër i cili është skanuar dhe regjistruar në bazën e të dhënave Norton Mobile Insight, i dërgohen menjëherë informacione lidhur me rreziqet e sigurisë apo privatësisë që mbart aplikacioni i shkarkuar.

Për më tepër, vlerësohen edhe aplikacionet “e bezdisshme”. Në këtë kategori përfshihen ato aplikacione që janë të tejmbushura me reklama, të cilat e bezdisin përdoruesin. Për shembull, ato gjenden kudo në aplikacion, mbulojnë butonat apo mezi e lejojnë përdoruesit të dalë, e drejtojnë atë në një faqe uebi në momentin që prek butonin “exit” etj.

Norton Mobile Insight fokusohet në tetë risqe privatësie, veçanërisht lidhur me të dhënat që mund të grumbullojë një aplikacion nga telefoni juaj si numri i telefonit, të dhëna personale lidhur me llogarinë, detaje të kalendarit apo historikut të telefonatave, foto, mesazhet SMS, apo detaje mbi kontaktet.

Konkurrentët e tjerë si McAfee Mobile Security mund të skanojnë aplikacione shpejt e shpejt dhe të identifikojnë risqet potenciale, por në baza e të dhënave të Norton Mobile Insight është një karakteristikë unikë e Norton-it, duke qenë se ajo u jep konsumatorëve të dhëna më të detajuara në lidhje me atë se çfarë veprimesh kryen një aplikacion. (CIO Albanian)

Tags >

antivirus
Lajmet e fundit>