Mobile

Nokia zbulon Lumia 920, kamera dhe ekrani më i mirë në botë

Sep 7 2012
0 Shpërndarje
Nokia zbulon Lumia 920, kamera dhe ekrani më i mirë në botë

Në Nju Jork, Microsoft dhe Nokia kanë prezantuar smartfonin Lumia 920, pajisja e parë që ka sistem operativ Windows 8 dhe i cili do të dalë në treg në fund të tetorit.

Siç pritej Lumia 920 ka një ekran 4.5 inç, 8MP kamera, procesor 1.5GHz dual core Snapdragon S2 SoC, 32GB hapsirë, 1GB RAM, si dhe karikim të brendshëm Wireless. Ajo që nuk dinim ishte se sipas Nokia dhe Microsoft, Lumia 920 ka kamerën dhe ekranin LCD më të avancuar në botë për smartfonë.

Kamera

Sensorët e kamerës të Lumia 920 janë normalë me 8,7 milionë piksela, por ndryshe nga çdo smartfon tjetër, ajo është e pajisur me stabilizator imazhi. Është e njëjta teknologji që përdoret me lentet e Nikon, për të kontrolluar dridhjet që shkaktohen nga dora juaj. Kjo nuk duhet ngatërruar me iPhone i cili krijon stabilizim digjital. Tek Lumia 920 ka motorë të vegjël që e mbajnë kamerën statike.

Para ka sensorë me lente f/2.0 Carl Zeiss të cilat janë lentet më të mëdha për smartfonë. Së fundmi, vetë sensori është më i madh fizikisht nga ato që gjenden në smartfonët tjerë. Këto tre karakteristika, bashkë me softuer të mirë, kombinohen për të dhënë teknologjinë e Nokias, PureView. Rezultatet flasin vetë.

Ekrani

Ekrani i Lumia 920 ka një rezolucion 1280×768 PureMotion HD + ISP LCD. Sipas Nokia ekrani është më i hapur dhe ka kohë reagimi 2.5 herë më të shpejt se smartfonët e tjerë. Njësoj si paraardhësi, Lumia 920, përdor teknologji ClearBlack e cila e bën ekranin më të lexueshëm.

Smartfoni ka gjithashtu ekranin më të ndjeshëm nga çdo smartfon tjetër. Si për demostrim, një inxhinier i Nokias vendosi dorëza skijimi dhe arriti ta përdor pajisjen pa problem fare. Me sa duket kjo është e mundur falë një touchscreen dual mode.

Gjithsesi veç këtyre nuk ka detaje të tjera rreth smartfonit. Pritet të mësohet më shumë ditët e ardhshme. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>