Business & Management

Nokia ul humbjet, sheh rritje shitjesh të smartfonëve me Windows Phone

Apr 20 2013
0 Shpërndarje
Nokia ul humbjet, sheh rritje shitjesh të smartfonëve me Windows Phone

nokiaSmartfonët e Nokia-s me Windows Phone vazhduan të pësojnë rritje gjatë tremujorit të parë duke sjellë tkurrje të humbjeve për kompaninë.

Gjatë kësaj jave kompania ka bërë publike shitjet e tremujorit të parë të vitit (5.85 miliardë €), një ulje prej 20% nga viti i kaluar, si dhe ka raportuar humbje neto prej 272 milionë €, më e ulët se ajo e vitit të kaluar prej 928 milionë €.

Në total Nokia ka shitur 61.9 milionë telefonë celularë gjatë tremujorit të parë, prej së cilëve 6.1 milionë janë smartfonë (5.6 milionë modele të Lumia).

Një vit më parë kompania shiti 82.7 milionë telefonë, prej së cilëve 11.9 milionë ishin smartfonë dhe prej tyre mbi 2 milionë ishin Lumia.

Që atëhere, shitjet e modeleve Lumia kanë ardhur gjithmonë e në rritje: në tremujorin e dytë të vitit Nokia shiti 4 milionë, në të tretin 2.9 milionë dhe në të katërtin 4.4 milionë.

Ekzekutivët e kompanisë u shprehën se këto shifra janë padyshim pozitive që kompania po ecën në drejtimin e duhur. Ata u shprehën se biznesi i telefonëve mobile përballet me një mjedis të vështirë konkurrues, megjithatë kompania po ndërmerr taktika për të sjellë inovacion në treg.

Një impakt pozitiv ka pasur smartfoni Nokia Lumia 920, një prej më të mirëve në treg dhe njëkohësisht versionet e tjera më të lira Lumia 520 dhe Lumia 720, të cilat finlandezët i lançuan vetëm pak muaj më parë në Konferencën Mobile World Congress në Barcelonë. (CIO Albanian)

Tags >

nokia
Lajmet e fundit>