Business & Management

Nokia tërhiqet nga biznesi i realitetit virtual

Oct 10 2017
0 Shpërndarje
Një prej arsyeve pse Nokia planifikon të reduktojë investimet në tregun e realitetit virtual janë hapat e ngadaltë në zhvillimin e teknologjisë. Nokia tërhiqet nga biznesi i realitetit virtual Photo Source: Reuters

Nokia planifikon të reduktojë 310 vende pune nga njësia e saj Nokia Technologies dhe të ndalojë zhvillimin e kamerës së realitetit virtual “OZO” tha kompania finlandeze ditën e Marte.

Njësia me afro 1,090 punonjës në Finlandë, SHBA dhe Britani është vetëm një fragment i 102,000 punonjësve të kompanisë në tërësi.

Ajo do të fokusohet kryesisht në shëndetin dixhital dhe licencimin e patentave dhe markave tha Nokia.

Një prej arsyeve pse Nokia planifikon të reduktojë investimet në tregun e realitetit virtual janë hapat e ngadaltë në zhvillimin e teknologjisë.

Nokia është një kompani me operacione që fillojnë nga pajisjet e rrjeteve të telekomunikacionit tek telefonët dhe kamerat.

Kamera OZO e prezantuar vitin e kaluar mund të krijonte filma dhe lojëra 3D për tu parë në pajisjet e realitetit virtual. Kompania uli çmimin me 25% në 45,000 dollar vitin e kaluar. /CIO Albanian

Tags >

nokia
Lajmet e fundit>