IT Organizate

Nokia sjell kamerë 41 megapikselësh

May 7 2012
0 Shpërndarje
Nokia sjell kamerë 41 megapikselësh

Nokia do të hedh në treg celularin-kamerë PureView 808 gjatë muajit maj dhe tashmë ka vazhduar kontratën me Carl Zeiss, që do të rezultoj me avancime të mëtejme në imazhet e celularëve të mençur gjatë muajve dhe viteve të ardhshme, deklarojnë nga kompania finlandeze.

PureView 808 është i bazuar në sistemin operativ Symbian derisa për herë të parë për publikun e gjerë ishte shfaqur në Mobile World Congress. Ky celular së pari do të jetë në dispozicion në Rusi dhe Indi gjatë këtij muaji derisa ajo çfarë e bën karakteristike këtë celular të mençur është sensori 41 megapikselë.

PureView 808 është zhvilluar së bashku me Carl Zeiss, me të cilën kompani Nokia vazhdon të punoj në linjën e produkteve PureView. Sipas Nokia-s këto dy kompani do të vazhdojnë të zhvillojnë PureView për celularë të mençur në të ardhmen.

Hapi i ardhshëm që pritet është celulari PureView që do të operonte në sistemin operativ, Windows Phone.

Sipas kritikave të para PureView duket të jetë një kamerë impresive dhe zhvendosja e saj në sistemin Windows Phone do të ndihmonte Nokia-n në diferencimin e produkteve të saja nga konkurrenca. Megjithatë celularët e parë Lumia PureView nuk pritet të godasin tregun para një viti. /cio.al/

Lajmet e fundit>