Mobile

Nokia Siemens sjellin 4G në Kroaci

Apr 27 2012
0 Shpërndarje
Nokia Siemens sjellin 4G në Kroaci

Abonentët e Hrvatski Telekom në qytetet e Zagrebit, Rijekës, Osijekut dhe Splitit tani kanë mundësinë të shfrytëzojnë lidhjet mobile me shpejtësi të lartë 4G që mundëson transferimin e të dhënave deri dhjetë herë më shpejtë se me rrjetin 3G.

Nokia Siemens Networks kanë ofruar radio qasje në rrjet dhe shërbimet tjera të ngjashme për shërbimet 4G të operatorit. Hrvatski Telekom është operatori i parë që lançon shërbime komerciale LTE në Kroaci. Për më tepër, Nokia Siemens Networks po modernizon dhe zgjeron rrjetet GSM dhe 3G të Hrvatski Telekom në mbarë Kroacinë.

“LTE u ofron njerëzve mundësi më të mira të broadbandit mobil me surfim interneti, shkarkime dhe pamje të videove më shpejtë si dhe me më pak pengesa. Hrvatski Telekom po investon intenzivisht në teknologjitë e reja për konsumatorët e tanë në Kroaci duke ju ofruar shërbime telekomunikimi të cilësisë më të lartë në të njëjtën kohë kur paraqiten në tregjet globale. Gjithashtu ne jemi ndër të parët në Evropë dhe Regjion që po ofrojmë këto shërbime. Me këtë lançim, ne po modernizojmë edhe rrjetet tona ekzistuese GSM dhe 3G për të renditur Kroacinë në mesin e tregjeve liderë në botë që kanë rrjetet 4G,” deklaroi Božidar Poldrugač, anëtar i bordit menaxhues dhe CTO në Hrvatski Telekom. Ai vazhdoi duke deklaruar që “Me përvojën globale të Nokia Siemens Networks dhe kombinimin e fuqishëm me produktet dhe shërbimet tona, ne jemi të sigurte për një zhvillim të shpejtë dhe të sheshtë.”

Hrvatski Telekom është operatori i parë kroat që ofron në treg tarife të të dhënave për LTE me shpejtësi revolucionare në transferimin e të dhënave për konsumatorë privat dhe biznesor. Janë dy pako të të dhënave, Extreme Mobile net L që përfshinë 3 GB transferim për 175 HRK (23 euro) dhe Extreme Mobile net XL me 20 GB trafik për 250 HRK (33 euro).

Shërbimet LTE janë vënë në dispozicion duke përdorur fushën 1800 MHz GSM që tashmë. Përdori i fushës 900MHz është zgjeruar për GSM dhe për mbulimin e rrjetit 3G në pjesët rurale. Nën kontratën e tanishme Nokia Siemens Network do të ofroj edhe Single RAN (radio Access network) i bazuar në Flexi Multiradio Base Station. Ky sistem që ka fituar disa shpërblime ndërkombëtare i mundëson Hrvatski Telekom të ofroj në mënyrë efiçente GSM, 3G dhe LTE për konsumatorët e tyre./cio.al/

Lajmet e fundit>