Business & Management

Nokia Siemens do të mbyllë njësinë e Gjermanisë

Dec 10 2012
0 Shpërndarje
Nokia Siemens do të mbyllë njësinë e Gjermanisë

Sipas raportimeve, pritet që rrjeti Nokia Siemens të mbyllë shërbimet e veta në Gjermani, duke vënë në rrezik 1000 vende pune.

Sipas burimeve, mbyllja do të përfundojë në fund të vitit 2013 dhe do të lajmërohet ditën e mërkurë gjatë mbledhjes me punëtorët, ku do të transmetohet lajmi se kontrata me Deutsche Telekon nuk do të rinovohet.

Rrjeti, që është bashkimi mes dy kompanive Nokia dhe Siemens, po përpiqet të reduktojë kostot dhe planifikon të shkurtojë ¼ e stafit si dhe të shesë disa linja produktesh për t’u përqëndruar në mobile broadband.

Ky program pritet të gjenerojë rreth 1 miliardë € kursim kostosh deri në fund të vitit tjetër.

NSN Services shpk, që gjeneron nën 100 milionë € në shitjet vjetore dhe ka rreth 1000 punonjës, ofron operacione rrjeti dhe menaxhim shërbimesh si dhe përfshin klientë si Vodafone etj.

Ditën e hënë NSN deklaroi se do të shiste departamentin e fibrave optike tek Marlin Equity Partners duke transferuar kështu 1900 punonjës, pjesa më e madhe në Gjermani dhe Portugali.

NSN kishte 60 600 punonjës deri në fund të tremujorit të tretë. (CIO Albanian)

Tags >

nokia
Lajmet e fundit>