Business & Management

Nokia raporton 755 milionë $ humbje për tremujorin e tretë

Oct 19 2012
0 Shpërndarje
Nokia raporton 755 milionë $ humbje për tremujorin e tretë

Nokia ka vlerësuar humbjen e tremujorit të tretë të vitit 2012 në 576 milionë € ose 755 milionë $. Shifra është më e vogël se ajo e tremujorit paraardhës, kur kompania raportoi 826 milionë € (1.08 miliardë $) humbje.

Finlandezët, të cilët ndodhen në vështirësi prej disa kohësh, arritën të gjeneronin 7.2 miliardë € (9.4 miliardë $) shitje dhe shitën 2.9 milionë pajisje Lumia gjatë tre muajve të fundit.

Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shitjet e smartfonëve të kompanisë kanë rënë me 37%, ndërsa shitjet e pajisjeve jo smartfonë janë rritur me 4% në krahasim me vitin e kaluar, por ato kanë rënë me 15% vit pas viti.

Vlera e tregut të kompanisë Nokia arrin 11.01 miliardë $

Gjendja aktuale likuide e kompanisë është 3.6 miliardë € dhe ka rënë nga 4.2 miliardë që ishte tremujorin e kaluar. E vetmja pajisje që po e mban në treg Nokia-n është smartfoni Lumia, i cili është në fakt një Windows Phone.

Vlera e tregut të kompanisë arrin 11.01 miliardë $, që është rreth 92 herë më pak se kulmi i saj në vitin 2000. Aksionet kanë rënë me 68% që kur kompania deklaroi planet e saj për të bashkëpunuar me strategjitë Windows Phone. (CIO Albanian)

Tags >

nokia
Lajmet e fundit>