Business & Management

Nokia përfundoi shitjen e shërbimit të hartave HERE tek Audi, BMW dhe Daimler për 2.5 miliard Euro

Dec 5 2015
0 Shpërndarje
Nokia përfundoi shitjen e shërbimit të hartave HERE tek Audi, BMW dhe Daimler për 2.5 miliard Euro

Nokia-HERE

(Imazhi: Paul Sawers / VentureBeat)

Gjatë pranverës së 2015-tës u shfaqën edhe spekulimet e para për një shitje të shërbimit të hartave HERE të Nokia. Në muajin Gusht u konfirmua se ky shërbim ishte shitur tek konsorciumi i formuar nga gjigandët e automobilave Audi, BMW dhe Daimler për 2.8 miliard Euro.

U tha se kjo marrëveshje nuk do të ndikonte në të ardhmen aplikacioneve mobile në Android, iOS dhe Windows Phone. Ndërsa ditën e djeshme në një dalje për shtyp Nokia njoftoi përfundimin e proçesit të shitjes së shërbimit.

Si rezultat, Nokia përfitoi 2.5 miliard Euro transaksion të menjëhershëm ku 300 milion Euro mendohet të jenë subjekt i ndryshimit të çmimit dhe autoriteteve taksative.

Amazon, Bing, Garmin, Yahoo dhe gjigandi kinez i kërkimit në internet Baidu shfrytëzojnë shërbimet e hartave HERE. Ky shërbim po dominon edhe sistemet e navigimit të automobilave me mbi 80 % e tyre nën orientimin e HERE. Afro 50 % e të ardhurave vinin nga kjo industri.

Për blerjen e HERE kanë shfaqur interes edhe kompani të tjera si Uber e madje edhe rrjeti social Facebook i cili së fundmi filloi të bazohej në këto harta. Siç shkruante edhe në daljen për shtyp, shitja e HERE është një tentativë e Nokia për të ulur kostot e mëdha financiare që pati me blerjen e Alcatel Lucent për 18 miliard dollar. (CiO Albanian)

Tags >

HERE Maps
Lajmet e fundit>