Mobile

Nokia mbyll çerekun e dytë me humbje

Jul 21 2011
0 Shpërndarje
Nokia mbyll çerekun e dytë me humbje

Nokia ka pësuar humbje në çerekun e dytë të këtij viti kryesisht si pasojë e rënies së shitjeve të celularëve të mençur.

Kompania raportoi shitje prej 9.275 miliardë eurove, që është 7 % më pak se vitin e kaluar, por edhe më keq ishin shitjet e celularëve të mençur që kanë rënë për 32% në vlerë, dhe 34% në volum në 2.37 miliardë eurove. Nokia ka raportuar një humbje operative të përgjithshme prej 487 milionë eurosh, krahasuar me profitin prej 295 milionë eurove në të njëjtën kohë vitin e kaluar. Vlera e aksioneve pas këtij çereku ka rënë për 0.10 euro, krahasuar me fitimet prej 0.06 euro për aksion vitin e kaluar.

Shitjet e celularëve të mençur të Nokias kanë filluar të bien që kur kompania njoftoi që do të përdor sistemin operativ të Microsoft, Windows Phone duke hequr dorë nga sistemi operativ Symbian. Çmimet mesatare për celularët e mençur të Nokias kanë rënë për 3% krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar, ndërsa kjo ka ndodhur si synim për të joshur më shumë konsumatorë. Shitjet e celularëve më pak të sofistikuar kanë rënë për 20% në 2.55 miliardë eurosh.

Rezultatet negative u zbutën nga rritjet e shitjeve të infrastrukturës rrjetore që funksionon si joint venture, Nokia Siemens Networks. Shitjet e Nokias janë rritur për 20% në 3.64 miliardë eurosh, përderisa humbjet operative kanë rënë në 111 milionë euro nga 179 milionë euro sa ishin vitin e kaluar.

Analistët kishin parashikuar të hyra prej 13 milionë dollarësh dhe fitime prej 0.03$ për aksion, ndërsa ky optimizëm ishte edhe më i madh para dy muajve kur parashikohej një fitim prej 0.14$ për aksion. Tani një analiste nga kompania Gartner dyshon që Nokia mund të bie nga pozita e parë e shitësve të celularëve të mençur në pozitën e tretë në çerekun vijues bazuar në këtë trend të shitjeve.

Lajmet e fundit>