Business & Management

Nokia kërkon të marrë 750 milionë € nga bonot e thesarit

Oct 26 2012
0 Shpërndarje
Nokia kërkon të marrë 750 milionë € nga bonot e thesarit

Nokia po përpiqet të përfitojë 750 milionë € nga bono thesari të konvertueshme në aksione, një mënyrë kjo për të luftuar kundër humbjes së përqindjes së tregut ndaj Apple dhe Samsung.

Finlandezët po tentojnë të rihyjnë fuqishëm në treg me modelet e reja që do të fillojnë të shiten muajin e ardhshëm. Këtë konstatim kanë deklaruar edhe analistët, sipas të cilëve, Nokia-s i duhet një ndryshim rrënjësor nëse pretendon ende të mbijetojë në tregun e celularëve.

Aksionet e kompanisë ranë 5.09%, duke arritur në 2.05 € ditën e martë, duke rritur gjithashtu shqetësimin e investitorëve se konvertimi i bonove në aksione mund të reduktonte fitimin për aksion. Bonot mund të konvertohen në një maksimum prej 287.2 milionë aksione, ose 7.74% të aksioneve aktuale.

Gjendja likuide neto e Nokia-s ra në 3.6 miliardë € në shtator

Megjithatë, analistët shpjegojnë se bonot e konvertueshme, të cilat normalisht paguajnë një interes më të ulët se bonot e zakonshme, por u ofrojnë mundësi investitorëve të përfitojnë nëse i konvertojnë në aksione, janë zgjedhja e duhur dhe inteligjente në këtë rast.

Gjendja likuide neto e Nokia-s ra në 3.6 miliardë € në shtator, nga 4.2 miliardë që ishte në qershor. Po ashtu, tremujori i tretë u mbyll me 3.8 miliardë € në detyrime me interes, me 1.75 miliardë në bono thesari dhe kredi që maturohen në 2014-n.

Humbjeve u shtohet edhe 1.4 miliardë € detyrime nga Nokia Siemens Networks, e cila zotërohet nga Nokia në masën 50%.

Bonot e konvertueshme kanë një afat deri në vitin 2017 dhe do të paguajnë një kupon prej 5%.

Çmimi fillestar për konvertimin në aksione të zakonshme është përcaktuar 2.6116 € ose 28% më tepër se mesatarja e aksioneve të Nokia-s midis publikimit dhe vendosjes së çmimit. (CIO Albanian)

Tags >

nokia
Lajmet e fundit>