Business & Management

Nokia ka në plan të depërtojë në tregjet ekonomike

Feb 23 2013
0 Shpërndarje
Nokia ka në plan të depërtojë në tregjet ekonomike

Nokia AshaSipas një raporti Nokia ka vendosur të përqëndrohet në tregun ekonomik. Javën e ardhshme në Kongresin Ndërkombëtar të Celularëve Nokia do të prezantojë modele smartfonësh jo shumë të kushtueshëm me qëllim plotësimin e nevojave të shitësve dhe konsumatorëve që nuk mund të shpenzojnë shumë.

Nokia Lumia do të vazhdojë të ketë sistem operativ Windows 8, por nuk dihet ende se çfarë sistemi do të kenë smartfonët ekonomikë.

Nokia nuk është e huaj në këtë lloj tregu. Janarin e kaluar kompania arriti të shiste 1.5 miliard telefonë të serisë 40. Këto pajisje janë dizajnuar për të penetruar tregun e atyre vendeve ku çmimi i Nokia Lumia konsiderohet i lartë.

Sipas agjencisë Reuters nuk dihet ende se kur do të hidhen në treg këta lloj smartfonësh apo se ku do të jenë të disponueshëm. Megjithatë kompania do të zbulojë të gjitha detajet në Kongresin Ndërkombëtar të Celularëve. (CIO Albanian)

Tags >

nokia
Lajmet e fundit>