Mobile

Nokia hedh në treg celularë me e-banking

Jun 27 2011
0 Shpërndarje
Nokia hedh në treg celularë me e-banking

Nokia ka filluar të distribuoj celularët që janë të prodhuar me aplikacionin për të kryer transaksione bankare në mënyrë që të popullarizoj këtë sistem në Indi.Pikërisht India është tregu i parë ku Nokia po hedh në treg aplikacionin klient Mobile Money në celularët e saj.

Për këtë proces Nokia ka bashkëpunuar me Union Bank of India dhe Yes Bank, dhe ka lançuar shërbimin për e-banking mobil në platformën për pagesa mobile Obopay, ndërsa të hyrat nga këto procese do të ndahen ndërmjet partnerëve.

Kompania po vendos aplikacionin për e-banking në të gjithë celularët, përfshirë edhe pajisjet që nuk përkrahin lidhjen me internet. Ndërfaqja e përdorimit për aplikacion është me anë të SMS, por transportimi i të dhënave mund të bëhet me SMS, GPRS, ose Wi-Fi, deklarojnë nga Nokia.

Celulari i parë që ka dal në treg me këtë aplikacion është X1-01, një celularë me SIM të dyfishtë që Nokia e prodhon në fabrikën e saj në Chennai në jug të Indisë. Është zgjedhur ky lloj i celularëve pasi shumica e indianëve përdorin nga dy operatorë mobil.

India kishte 827 milionë lidhje mobile në fund të prillit, nga të cilat 34% ishin në viset rurale. Është ky numër i lartë i përdoruesve të celularëve që shtyn bankat dhe ofruesit e shërbimeve mobile për të ofruar shërbime bankare mobile.

Lajmet e fundit>