Mobile

Nokia fiton patentën e teknologjisë mbi kursimin e baterisë ndaj HTC në Gjermani

Mar 20 2013
0 Shpërndarje
Nokia fiton patentën e teknologjisë mbi kursimin e baterisë ndaj HTC në Gjermani

nokiaNokia është shpallur me vendim gjykate fituese e çështjes së një patente në Gjermani, sipas së cilës HTC kishte përdorur teknologjinë mbi kursimin e baterisë për telefonët mobile.

Gjykata e krahinës së Mannheim vendosi të martën se HTC kishte cenuar patentën në fjalë. Nokia fitoi gjithashtu të drejtën të tërheqë pajisjet që kanë cenuar këtë patentë si dhe ka mundësi të fitojë financiarisht, edhe pse shuma nuk është përcaktuar ende.

Për këtë HTC duhet t’i dorëzojë Nokia-s sasinë e produkteve që ka shitur në mënyrë që të llogaritet vlera e dëmshpërblimit.

HTC nga ana tjetër u shpreh se do të apelojë pasi beson se patenta është e pavlefshme. Kompania deklaroi gjithashtu se verdikti i gjykatës zbatohej vetëm në tre pajisje – Wildfire S, Desire S dhe Rhyme, të cilat nuk shiten më në Gjermani, prandaj edhe ky vendim nuk ka ndonjë impakt të madh dhe njësia e Gjermanisë nuk do të ndikohet.

Nga HTC u shprehën të zhgënjyer nga ky vendim dhe komentuan se patenta, sipas tyre, ishte e parëndësishme. Për më tepër, deklaruan ata, teknologjia në fjalë ndikonte shumë pak në reduktimin e konsumit të baterisë. Ndërkohë Nokia e ka regjistruar këtë patentë edhe në vende të tjera si SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Itali, Suedi, Austri, Japoni dhe Hong Kong. (CIO Albanian)

Tags >

HTCnokia
Lajmet e fundit>