Business & Management

Nokia do të blejë gjysmën e mbetur të Nokia Siemens Networks për 1.7 miliardë €

Jul 4 2013
0 Shpërndarje
Nokia do të blejë gjysmën e mbetur të Nokia Siemens Networks për 1.7 miliardë €

nokia siemensNokia ka vendosur të blejë edhe gjysmën tjetër të Nokia Siemens Networks, duke e shndërruar këtë biznes në pjesë të vetën private. Finlandezët do të paguajnë 1.7 miliardë €, emri i Siemens do të fshihet dhe do të shtohet një emër i ri i cili do të publikohet pasi të ketë përfunduar transaksioni që pritet të ndodhë në tremujorin e tretë të këtij viti.

Blerja është aprovuar si nga bordi i Siemens, ashtu edhe nga ai i Nokia-s. Nokia u shpreh gjithashtu se do të mbështesë planin menaxherial të Nokia Siemens Networks, përfshi një plan ristrukturimi që është në zhvillim e sipër për momentin. Struktura e re menaxheriale dhe qeverisëse nuk do të ndryshojë.

Zyrat qendrore të Nokia Siemens Networks do të mbeten në Espoo të Finlandës, ndërkohë që kompania do të vazhdojë të ketë prezencë të fuqishme në Gjermani, veçanërisht në Mynih ku ndodhen edhe zyrat më e rëndësishme gjermane.

Nga shuma totale prej 1.7 miliardë €, 1.2 miliardë e do të paguhen me para në dorë pas mbylljes së transaksionit. Pjesa e mbetur do të paguhet në formën e një kredie brenda një viti. Nokia është shprehur se financimi është marrë tashmë.

Në tremujorin e parë, Nokia raportoi shitje prej 5.85 miliardë €, ose 20% më pak se viti i kaluar si dhe një humbje neto prej 272 milionë €, më e vogël se ajo e një viti më parë prej 928 milionë €. Këto diferenca në shitje kanë ardhur përgjithësisht nga rritja e konkurrencës që solli Apple dhe Samsung.

Nokia Siemens Networks u krijua në prill 2007 pas kombinimit të bizneseve të Nokia-s dhe Siemens-it. Në aspektin financiar, ky bashkim ka rezultuar i suksesshëm dhe do të vazhdojë i tillë edhe pa blerjes. (CIO Alabanian)

Tags >

nokia
Lajmet e fundit>