Business & Management

Nokia 3310 rikthehet në shtëpi

May 31 2017
0 Shpërndarje
Vjen me lojën klasike Snake dhe kushton 49 Euro. HMD shpreson se jetëgjatësia e baterisë do të joshë shumë konsumatorë. Nokia 3310 rikthehet në shtëpi Photo Source: Reuters

Nokia risolli në treg telefonin legjendar 3310-ta dhe tashmë ky telefon po shkon shtëpinë e tij në Finlandë me shpresën se nostalgjia mund të përmirësojë imazhin e markës për telefonët e rinj.

Dikur prodhuesi i cili dominonte tregun e telefonëve, Nokia Oyj shiti operacionet e saj të harduerit tek Microsoft në 2014-ën për tu fokusuar në pajisjet e telekomunikacionit.

Por markat e saj po rikthehet falë suksesit që po korr në Evropë dhe Indi pas licencimit tek HMD Global, një kompania e drejtuar nga një ish ekzekutiv i Nokia dhe mbështetur nga Foxconn.

HMD është kompania e vetme që ka të drejtat e shitjet të telefonëve me markën e Nokia-s për dekadën e ardhshme ku një pjesë e fitimit të gjeneruar shkon edhe për Nokia Oyj.

Nokia 3310 është një telefon bazik për thirrje dhe SMS dhe ishte më popullori në planet në 2000. Versioni i përditësuar është i disponueshëm në katër ngjyra, kuqe, blu, gri dhe verdhë.

Vjen me lojën klasike Snake dhe kushton 49 Euro. HMD shpreson se jetëgjatësia e baterisë do të joshë shumë konsumatorë.

Do të duhen ca javë përpara se telefoni të godasë tregjet. Ndërsa ka pasur porosi nga distributorët, suksesi dhe uria e konsumatorit për këtë telefon është i vështirë për tu matur. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>