Slider

Njihuni me "Elon Musk" në versionin kinez, i cili së shpejti do të lançojë makinën e tij elektrike

Jan 11 2015
0 Shpërndarje
Njihuni me "Elon Musk" në versionin kinez, i cili së shpejti do të lançojë makinën e tij elektrike

jia-yuetingKa të ngjarë që ju mund mos ta njihni fare emrin Jia Yueting, por së shpejti do të dini më shumë rreth tij. Me lançimin e makinës së tij elektrike, pritet që ai të shndërrohet në Elon Musk versioni kinez. Ashtu si Musk ai nuk një eksperiencë që të lë me gojëhapur por fati e ka ndjekur atë kudo në fushën e teknologjisë.

Jia e mori postin e tij, profesionin e tij të parë në fushën e teknologjisë vetëm kur ishte 22 vjeç. Sipas Bloomberg ai ishte përgjegjës për mbarëvajtjen e rrjetit në një zyrë taksash në Shanxi, një provincë në veri të People’s Republic. Por ai hoqi dorë nga ky post në më pak se një vit për tu shndërruar në një konsulent teknologjie. Në vitin 2002, Jia themeloi një startup telekomi të quajtur Sinotel Technologies. Por nuk u mjaftua me pak, në vitin 2004 ai ndërtoi Leshi Internet Information & Technology. Sipas raportit të Bloomberg, Jia aktualisht ka 44% të aksioneve në këtë kompani me një vlerë prej 2.3 miliard dollarësh.

Të gjitha këto e rendisin atë si një miliarder të ri me mjaftueshëm para për të ndërtuar një kompani prodhimi makinash elektrike. Në muajin dhjetor ai deklaroi se kompania e tij Leshi ka qenë duke përgatitur një version makine elektrike. Për ta përfunduar këtë projekt Jia ka dhe mbështetjen e qeverisë kineze. Jia u shpreh për Bloomberg se ndërtimi i një makine elektrike është ëndrra dhe pasioni i tij. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>