Siguri

Njihuni me disa detaje mbi mbrojtjen e sigurisë në BlackBerry 10

Apr 5 2013
0 Shpërndarje
Njihuni me disa detaje mbi mbrojtjen e sigurisë në BlackBerry 10

BlackBerry 10Sistemi operativ më i fundit nga BlackBerry, ai me emrin BlackBerry 10, vjen me një ndryshim rrënjësor për sa i përket sigurisë.

Sipas Alex Manea, menaxhere e sektorit të sigurisë në BlackBerry, sistemi i ri operativ është ndryshe nga versionet e vjetra të BlackBerry-t, duke qenë se ndan përdorimin personal të aplikacioneve nga përdorimi për punë.

Kjo e ndan telefonin në dy pjesë: pjesa e punës e cila kontrollohet totalisht nga IT-ja, e cila mund të ndërhyjë në këtë pjesë dhe të bëjë modifikime, pa cenuar hapësirën personale. Në këtë mënyrë, lehtësohet puna për bizneset që duan të punojnë me praktikën “Sillni Pajisjen Tuaj” (Bring Your Own Device).

Edhe pse kjo karakteristikë e re për BlackBerry 10 nuk është e disponueshme për Android apo iOS, BlackBerry mund t’i suportojë këto pajisje. Kjo do të thotë se në këto sisteme operative mund të shtohet një aplikacion i veçantë për të funksionuar edhe në to. Për momentin sistem i Microsoft-it, Windows Mobile, nuk suportohet ende.

Nga ana tjetër, BlackBerry po punon edhe për disa projekte të tjera si “containerization”, përmes së cilët aplikacionet mund të përdoren edhe për iOS apo Android. Kjo do t’i lejojë menaxherët e IT-së të vendosin diçka të ngjashme me një “container wrap” brenda një aplikacioni. BlackBerry 10 suporton edhe kalimin e të dhënave përmes enkriptimit, duke shtuar mundësinë për ta shkëmbyer algoritmin e enkriptimit.

Të gjitha këto projekte po zgjerojnë perspektivën për atë që mund të sjellë në të ardhmen BlackBerry 10 si platformë me potencial të fuqishëm në biznes dhe kompani, duke ofruar karakteristika që mungojnë në sistemet e sotme operative. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>